Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Së fundmi Don Xhoni ka bërë krenarë fansat e tij me gjestin e veçantë. Me anë të një postimi reperi ka treguar se falë ndihmës së tij, një familjeje në nevojë i është dhuruar një shtëpi. Gjithashtu është shprehur se këtë rast nuk po e bën publik për vëmendje, por për të bërë thirrje që të gjithë të bëjnë të tilla veprime të mira ndaj atyre që kanë nevojë.
E falenderoj Zotin që në këtë moshë të re, më ka dhënë mundësinë të ndihmoj dike dhe ta bëj të lumtur. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa kur gëzon dikë dhe kjo është arsyeja pse e kemi publikuar. Jo për marketing por për t’ju bërë thirrje të gjithëve ju, që keni mundësi të ndihmoni sado pak. Të gjithë nga pak, në fund bëhet shumë. Zoti na ruajt të gjithëve!
Së fundmi, ish e dashura e Don Xhoni, Ariana ka postuar një Ask në Instastory, ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme dhe nuk mund të mos mungonte një pyetje për Don Xhonin. E pyetur se si është marrëdhënia e tyre tani, Ariana është përgjigjur.