Aktori i Ben Affleck po reflekton mbi atë që mësoi nga Robin Williams. Ai ka punuar me Williams në filmin e vitit 1997 “Good Will Hunting”, për të cilin ai fitoi një çmim Oscar për skenarin më të mirë origjinal me shokun Matt Damon dhe Williams fitoi për aktorin më të mirë dytësor.
Në filmin e tij të ri “The Tender Bar”, Affleck luan rolin e Charlie, një figurë baba për personazhin kryesor. Në një intervistë me “Jake’s Takes”, ai u pyet nëse Williams, i cili vdiq në vitin 2014 shërbeu si një lloj suportuesi dhe mbështetësi për të.
Unë e doja Robin. Ai ishte personi i parë që takova edhe pse e dija që ishte i famshëm. Ne sapo e kishim shkruar këtë film, dhe ishte e mahnitshme që u realizua, dhe më pas Robin Williams, i cili ishte ndoshta ylli më i madh në atë kohë, ishte gjitashtu në film. Dua të them, ai bëri shumë për ne duke besuar tek ne dhe duke bërë atë film dhe gjithashtu sa të bukur aq edhe bashkëpunues. Unë thjesht mendova, ‘Epo nëse ky djalë mund ta bëjë këtë dhe të jetë i sjellshëm me njerëzit, të bashkëpunojë dhe të punojë me njerëzit dhe të kujdeset për ta dhe t’i dëgjojë ata, sigurisht që edhe unë mundem. Ai ishte një djalë me të vërtetë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, i dashur dhe kjo për mua është trashëgimia e Robin. Kjo është ajo në të cilën i kishte rrënjët edhe komedia e tij, një lloj mirësie dhe humaniteti bazë. Do të doja ta kisha njohur gjatë gjithë jetës sime. Duke u rritur, nuk e kisha atë mundësi, por kur e takova, isha një djalë mjaft i ri, isha 24 vjeç. Më bëri një përshtypje të madhe dhe mendova , “Mirë, kështu e bën këtë. Unë do ta kaloj jetën time duke u përpjekur të jetoj sipas këtij shembulli.”
Në muajin gusht të 2014, pas lajmit për vdekjen e papritur të Williams në moshën 63-vjeçare, Affleck shkroi në atë kohë në rrjetet sociale se ndihej shumë keq dhe se e falenederonte ‘shefin’ për të gjithë ato të mirat që i dha botës.
Ndërkohë që “The Tender Bar”, me regji të George Clooney, do të jetë në kinema të zgjedhura më 17 dhjetor dhe në mbarë vendin më 22 dhjetor, më pas pritet që të transmetohet në ‘Amazon Prime Video’ më 7 janar.