Tashmë ish-çifti i aktorëve i kanë dhënë fund pas 1 viti së bashku duke bërë që fituesi i çmimit “Oscar” të mbetet sërish i vetmuar.
Burime pranë aktorit hollivudian kanë konfirmuar për revistën “People” se Ben Affleck dhe Ana de Armas janë ndarë dhe kjo për shkak të qasjeve të ndryshme që kanë për jetën.
Aktorja dëshiron të udhëtojë dhe të fokusohet tek puna e saj ndërsa Affleck duhet të jetë pranë fëmijëve të tij në Los Angeles. Burimi shton se ndarja e tyre ishte paqësore dhe ishte Ana ajo e cila kërkoi që kjo marrëdhënie të përfundonte.
Dyshja janë njohur në muajin prill të vitit të kaluar në sheshin e xhirimeve të filmit “Deep Water”.