Mesa duket jetesa mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sa vjen e po vështirësohet. Vetëm dy javë pas dasmës së tyre të madhe në Gjeorgji, filluan spekulimet për një ndarje të mundshme mes çiftit. Duhani dhe parregullsia janë arsyet kryesore, pasi aktori konsumon duhan gjithë ditën dhe Lopez-it nuk i pëlqen aspak kjo gjë.
Përveç kësaj, ai i lë gjërat e tij gjithandej, duke shkaktuar një super rrëmujë. Përballë kësaj situate, të dy patën disa grindje dhe debate, të cilat bënë që Affleck të largohej përkohësisht nga shtëpia. Diva e muzikës pop nuk donte të divorcohej dhe bëri gjithçka për ta bërë atë të funksiononte.
Këngëtarja është e gatshme ta falë burrin e saj nëse ai ndryshon këto qëndrime, pra duhan shumë më pak dhe të përqendrohet ndaj zakoneve të shtëpisë e të jetë shumë më i rregullt. Nga ana e tij, Affleck është i gatshëm të ndryshojë totalisht qëndrimet e tij dhe të kthehet të jetojë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Ndërkaq, rikujtojmë se Lopez-Affleck po presin me padurim festat si Dita e e Falënderimeve ashtu edhe për Krishtlindjet. Sipas një burimi për ‘Entertainment Tonight’, çifti i famshëm kanë ndërmend të kalojnë pushimet me ish partnerët e tyre. Ish bashkëshorti i Lopez, Marc Anthony, ish gruaja e Affleck, Jennifer Garner dhe pesë fëmijët e tyre do të mblidhen së bashku. Lopez është nëna e binjakëve 14-vjeçarë, Max dhe Emme, ndërsa Affleck është baba i Violet, 16 vjeçe, Seraphina, 13 vjeçe dhe Samuel, 10 vjeç.