Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ben Affleck dhe Matt Damon jo vetëm miq të ngushtë, aktorët së shpejti do të bëhen bashkë për një film të ri!

Matt Damon dhe Ben Affleck kanë punuar në prodhime të shumta që kanë qenë një sukses dhe ata do të bëhen partnerë edhe një herë për Netflix me filmin e ri të quajtur, “Animals”. Për momentin nuk dihen shumë detaje rreth këtij produksioni të ri, por është zbuluar se Affleck do të jetë regjisori i filmit dhe Damon do të jetë personazhi kryesor, duke ndërthurur talentin e tyre për dramë dhe aksion. Një tjetër fakt i konfirmuar për filmin është se skenari do të shkruhet nga Connor McIntyre dhe se kompania që Damon dhe Affleck themeluan në vitin 2022 do të jetë përgjegjëse për prodhim.

Damon dhe Affleck, të dy aktorë dhe miq të vjetër, kanë bashkëpunuar në disa projekte si “Good Will Hunting” (1997). Ata shkruan skenarin dhe Damon luajti në rolin kryesor, ndërsa Affleck kishte një rol dytësor. Filmi u dha atyre çmimin ‘Oscar’ për ‘skenarin më të mirë origjinal’. Projektet e tjera përfshijnë “Dogma” (1999), “Jay and Silent Bob Strike Back” (2001), “Gerry” (2002), “Jersey Girl” (2004). “The Third Wheel” (2002).

Rikujtojmë, se Matt Damon e quajti refuzimin e një roli kyç në filmin “Avatar” të vitit 2009 si ‘budallallëku më i madh që një aktor ka bërë ndonjëherë në historinë e aktrimit’. 52-vjeçari, duke folur me Entertainment Tonight teksa është përfshirë një fushatë të re promovuese të Stella Artois me Zoe Saldana të “Avatar”-it, u pendua për vendimin e tij duke refuzuar pjesëmarrjen në filmin që theu rekorde. Ylli do të kishte grumbulluar rreth 250 milionë dollarë për të luajtur rolin e Jake Sully, të luajtur nga Sam Worthington, në filmin e James Cameron përballë personazhit të Saldana-s, Neytiri.