Aktorja e famshme, Monica Bellucci nuk ka asnjë dyshim që të gjithë bukurinë ia ka trashëguar vajzës së saj, e cila është një kopje perfekte e së ëmës. Bukuroshja 16-vjeçare i është futur botës së modelingut duke bashkëpunuar për marka të famshme si “Dolce Gabbana”.
Së fundmi, ajo është shfaqur së bashku me super artisten, njëkohësisht mamanë e saj në kopertinën e “Vogue Italia” dhe duken si dy motra.
Ndjekësit shprehën admirimin e tyre për foton dhe komentet dashamirëse ishin të pafundme, të tilla si:
O Zot, kjo fotografi është tepër e bukur.
Një tjetër koment ishte:
Mbretëreshat.
Po ju, si mendoni, a nuk duken rrëzëllitëse nënë e bijë?!
Rikujtojmë, se Deva është fëmija i parë nga martesa e Monicës dhe ish-bashkëshortit, Vincent Cassel. Çifti kanë edhe një djalë tjetër 11-vjec, i quajtur Leonie.