Belinda Balluku, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte e ftuar sot në “Ndyshe” nën moderimin e Salsanos dhe Palomës. Ndër të tjera, ajo diskutoi edhe mbi grevën e kontrollorëve të trafikut ajror të shoqërisë “AlbControl Sh.A”.
Ministrja u shpreh se i njeh personalisht ata, dhe madje u surprizua shumë nga kjo sjellje e tyre.
Kontrollorët e trafikut ajror kanë një punë me përgjegjshmëri shumë të lartë. Unë nuk do prisja kurrë të them të drejtën, se kam punuar me ta, atë sjellje totalisht të papërgjegjshme. Që të marrësh përsipër, për hir të interesave personale të bllokosh vendin, është njësoj si nesër të ngrihen mjekët e të mbyllin spitalet, t’i lënë njerëzit të vdesin. Nuk e prisja prej tyre, të them të drejtën, sepse unë i njoh dhe nuk janë të tillë.
Ministrja Balluku surprizoi teksa zbuloi punën e saj të parë. Ajo ka treguar se që nga viti 2005 ajo ka punuar në radio. Balluku ka patur një emision të quajtur “Me sytë e Anës”, duke mos përdorur kështu emrin e saj të vërtet.
Gjithashtu, ajo diskutoi edhe mbi numrin e femrave të punësuara në ministri. Balluku shprehet se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, ka më së shumti femra. Ajo tha me të qeshur se Edi Rama beson që nëse do punë duhet të mbështetesh te gratë, e nëse do llafe te burrat.
Gjithashtu, ministrja diskutoi edhe mbi projektet e rëndësishme të cilat janë në proces e sipër. Ndër to, përfshihen tuneli i Llogarasë, bypass-i Vlorës dhe parqet fotovoltaike, të cilave po u vjen fundi.