Sport

Belgjika, Tedesko: Nuk kemi justifikime, do të reagojmë ndaj Francës

Humbja 3-1 ndaj Izraelit ishte sa e papritur aq edhe e fortë për Belgjikën që sot ndaj Francës duhet të japë një sinjal reagimi. Lidhur me situatën ka folur tekniku i “Djajve të kuq”, Domeniko Tedesko që ka deklaruar:

“Sigurisht, nëse shohim rezultatin 1-1 në pjesën e parë me Izraelin nuk jam plotësisht i sigurt se ishte i merituar, por pasi pësuam një gol humbëm besimin. Nuk ishim mjaft të mprehtë, humbëm shumë topa në situata dhe këto janë gabime që në këto nivele duhen shmangur. Sidomos kur përballë do të kemi një rival si Franca me kampionë që nuk falin”.

Duranvile dhe Engels ishin debutues në sfidën e së premtes dhe duhet të jenë të tillë edhe sot. Kjo duket nga fjalët e trajnerit që konfirmon besimin ndaj djemve të tij. “Kjo është pjesë e punës që duhet ta menaxhoj. Nga njëra anë, rezultati është gjithmonë i rëndësishëm dhe nuk do të fshihemi pas fytyrave të të rinjve”, tha Tedesko.