Aktualitet

Beleri kërkon leje nga Burgjet për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian!

Fredi Beleri i ka bërë një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve që të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më datë 15 korrik.

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar në PE do të zhvillohet të hënën e ardhshme, ku Beleri kërkon të marrë pjesë në Strasburg si i zgjedhur i partisë Demokracia e Re në Greqi. Beleri u zgjodh si eurodeputet pasi ishte në listën e partisë në pushtet në Greqi, duke marrë 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Megjithatë Beleri ndodhet që prej muajit maj të 2023 pas hekurave dhe u dënua me 2 vite për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Paçka se i fitoi zgjedhjet me disa vota më shumë se Jorgo Goro në Himarë, Beleri nuk e gëzoi mandatin dhe pak ditë më parë KQZ i hoqi mandatin, teksa presidenti Begaj shpallit zgjedhjet e reja në bashkinë jugore.

Tashmë Beleri kërkon një tjetër të shfrytëzojë një tjetër mundësi për të dalë nga qelia, pikërisht për të qenë në Strasburg në 15 korrik në sesionin e parë të Parlamentit të ri Europian pas zgjedhjeve të qershorit.

Pritet përgjigja e Drejtorisë së Burgjeve nëse do e lejojë Belerin të shkojë në Parlamentin Europian apo nëse atij do i refuzohet një tjetër kërkesë për të dalë nga qelia.