Prezantuesja e njohur Belen Rodriguez i është rikthyer drejtimit të “Le Iene”. Bukuroshja debutoi në rolin e “korrespondentes”, duke realizuar një reportazh me një temë shumë delikate, dismorfinë, apo gjendjen psikologjike të karakterizuar nga shqetësimet e tepërta dhe të shpeshta për papërsosmëritë që njerëzit perceptojnë në pamjen e tyre fizike.
Belen iu drejtua ekspertëve, psikologëve, si dhe dëgjoi historinë e Federikës, një vajze që vuan prej saj. Një bisedë e gjatë përmes së cilës prezantuesja ka rrëfyer edhe eksperiencën e saj.
Fillova të studioja, fillova të shkoja në psikoanalizë, e nisa kur u divorcova për herë të parë, që për mua ishte një dhimbje e pabesueshme dhe nuk e kaloja dot.
Për sa i përket kirurgjisë estetike, e cila përdoret gjithnjë e më shumë nga personat e pakënaqur me trupin e tyre, Belen është dakord për sa kohë që nuk është invazive por nuk kursen një kritikë për kirurgët që mbështesin kërkesat, ndonjëherë të panevojshme, për ndryshime radikale.
Nëse dikush ka një shqetësim duhet të ndihmohet, jo të shqetësohet më tej. Sepse shoh kaq shumë njerëz të deformuar në pamje, në fytyrë. Pyetja që i bëj vetes është: pse njeriu duhet të shkojë te një kirurg plastik që të katandiset kështu? E përsëris: Unë jam dikush që e kam përdorur kirurgjinë, por mbështetem te njerëzit që nuk ta shkatërrojnë fytyrën. Ose tek ata që të thonë: ‘jo, nuk të duhet kjo’.
Rikujtojmë se Belen Rodriguez u rrëfye për gjithçka, nga familja, te karriera e deri te rikthimi me Stefano De Martino-n. Lidhur me këtë, Belen tregoi se të dy janë ende të martuar për shkak të një problemi burokratik të hasur gjatë kërkesës për divorc. Ajo rrëfeu se pas paraqitjes së kërkesës për divorc për herë të parë, çifti kishte vendosur t’i jepte lidhjes një shans të dytë.