Lifestyle

Bëjini këto tre gjëra që të dukeni të sigurt pa shumë përpjekje…

Ka disa truke të thjeshta për t’u dukur të sigurt në çdo situatë pa shumë mundim. Nëse keni vështirësi për t’u dalluar nga turma, mos fajësoni personalitetin ose pamjen tuaj, sepse psikologia Francesca Tighinean thotë se gjithçka është në fjalët tuaja dhe mënyrën si i shprehni ato. Nëse jeni mësuar të thoni “Hëm”, “Nuk e di”, “Ti e di si”…? Epo, mos e bëni këtë sepse fjalët plotësuese i shtojnë pak ose aspak vlerë asaj që po thoni.

Është më e lehtë për të tjerët që t’ju marrin si të mirëqenë kur nuk keni asgjë thelbësore për të thënë se sa kur përdorni terma plotësues. Më mirë heshtni ose flisni kur keni diçka të rëndësishme për të thënë, gjë që i bën njerëzit t’ju respektojnë më shumë.

Ju nuk keni nevojë të kërkoni falje nëse nuk jeni realisht gabim për diçka. Fillimi i bisedës duke thënë “Më fal” ose duke e përdorur atë në çdo fjali nuk ju bën të dukeni të sigurt. Si prisni që të tjerët t’ju trajtojnë me respekt nëse nuk mund të vlerësoni veten? Të ulësh veten në çdo fjali nuk krijon një imazh të fortë për ju, përkundrazi. Ndaj, shfaqni shumë siguri kur flisni, si nga aspekti i tonit, por edhe i fjalëve që zgjidhni për t’u shprehur.