Duket se grupi i famshëm Spice Girls, do të jenë sërish bashkë për një projekt, sepse Mel B e ka konfirmuar për The Sun. Ky do të jetë takimi i tyre i parë në 11 vitet e fundit, që nga performanca e tyre në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012. Victoria Beckham nuk donte të bashkohej me yjet e saj në turneun e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, duke thënë në atë kohë se ajo ishte shumë e zënë me markën e saj të veshjeve. Por Mel tani thotë se Victoria ka pranuar të bashkohet.
Ne po planifikojmë të bëjmë një deklaratë publike. Ne jemi duke finalizuar marrëveshjet përfundimtare se çfarë do të bëjmë së bashku. Gjithçka që mund të them është se do të jetë diçka që fansat me të vërtetë do ta duan.
Kur u pyet se si Victoria u bind të kthehej, ajo tha:
Nuk është çështje ta bindësh. Dua të them, ne kemi qenë gjithmonë në kontakt disi. Nuk është se ne nuk flasim. Kemi një bisedë në grup në WhatsApp. Victoria ka qenë shumë e zënë me linjën e saj të modës vitet e fundit dhe ka qenë mbështetëse për bashkëshortin e saj David Beckham dhe karrierën e tij. Ka edhe detyrime sa i përket fëmijëve. Është vetëm një çështje për të gjetur kohën e duhur.
Edhe pse Mel nuk ka dashur të zbulojë ende detaje, mediat britanike spekulojnë se bëhet fjalë për një koncert në Glastonbury.