Modelja, këngëtarja dhe stilistja e famshme Rezarta Shkurta prej 5 vitesh nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor duke i munguar kështu publikut. “Gjysma ime” është kënga më e fundit nga bukuroshja, e cila për hir të së vërtetës është shumë e ndjerë. Atë këngë, Rezarta ja dedikoi bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, i cili asokohe ishte i burgosur dhe dyshja po jetonin marrëdhënien e tyre në distancë.
E duket se pas plot 5 vitesh, Rezarta e cila ka qenë e angazhuar me bizneset e saj private ka vendosur të rikthehet për të fundit herë në muzikë. Pak më parë me anë të një Instastory, ajo paralajmëroi se do të tërhiqet nga muzika, por para se ta bëjë këtë do të publikojë dhe një surprizë të fundit.
Po sikur t’iu thoja që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq edhe të vështirë për mua.
Që në momentin kur është ribashkuar me partnerin e saj Ermal Hoxhën, këngëtarja nuk ndalet se publikuari momente romantike me të.
Nga pushimet luksoze me jaht, tek mësimet për kërcime klasike e sensuale apo arratisjet për darka romantike, duket se çifti i famshëm janë të pandarë nga njëri-tjetri. Pak javë pas dasmës së tyre, Rezarta dhe bashkëshorti i saj udhëtuan drejt Greqisë ku po shijojnë pushimet e tyre.
Në një foto të postuar pak kohë më parë me Ermalin duket se ka nxitur spekulime se ajo është shtatzënë për herë të dytë. Ermali shfaqet në foto me duart tek barku i Rezartës dhe ndjekësit kanë nisur të aludojnë për një shtatzëni të dytë të këngëtares.