I mbështetur nga Bashkimi Europian, prodhuar nga “Era Film” në kuadër të nismës “Make it Visible”, shumë shpejt do të vijë për të gjithë ju seriali më i ri shqiptar i quajtur “Katrori i Pushtetit”.
Me një kast fantastik aktorësh nga më të spikaturit e vendin tonë si; Neritan Liçaj, Ema Andrea, Gentian Zenelaj, Sara Smaja, Myzafer Zifla, Romir Zalla, Orli Shuka dhe Dasara Xhangolli, xhirimet e tij sapo kanë nisur.
Seriali me 6-të episode ka në qendër personazhe të zakonshme që vijnë nga të gjitha trevat e Shqipërisë duke u bashkuar në kryeqytet ku zhvillohen të gjitha ngjarjet. Një serial ndryshe ku do të ndeshemi me të gjithë prapaskenat e ‘Katrorit të Pushtetit’, të përbërë nga media, biznesi, politika dhe krimi. Një përballje e madhe e ndërgjegjes me të drejtën dhe të padrejtën, që do të rrëfehet përmes një këndi tjetër, atij të medias…
Me regji të Robert Budinës dhe Mateo Cingu, skenar të Ajola Dajas dhe sërish Robert Budinës, “Katrori i Pushtetit” vjen shumë shpejt tek ju për t’ju zbuluar anën tjetër të medaljes sepse siç citojnë edhe ata thënien e Joseph Pulitzer;