Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Romeo dhe Juli janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Romeo i ka thënë Julit se ai vuan për protagonizëm. Ndërsa Juli i kërkoi Romeos që të rritet si finalist dhe të lërë pas gjërat që kanë kaluar.
Romeo: Do të të tregoj unë se çfarë ke bërë ti për finale?
Juli: Çfarë kam bërë?
Romeo: Keni larë e shpërlarë njëri-tjetrin
Juli: Bëhu finalist i rritur dhe trego siguri, trego se je bob. Lëri ato që kanë kaluar
Romeo: Unë jam bob o gjigand.
Juli: Për çfarë bërtet?
Romeo: Jam pasionant o njeri
Juli: Nuk je pasionant
Françeska Murati nuk ia doli dot të ishte në finale, ish-banorja u eleminua prime-n e kaluar vetëm një hap larg 25 Majit. E ftuar sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muçën dhe Erjona Rusin, Françeska foli rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe pasi doli prej saj.