Film & Tv

“Behind Her Eyes” – seriali që po fikson publikun në Netflix

Kush ka një llogari në ‘Tik Tok’, apo një tjetër nga rrjetet sociale nuk mund të mos ketë parë meme-t kushtuara një seriali të ri me 6 seri që po fikson publikun e Netflix. Titullohet “Behind her Eyes” / “Mbas atyre syve” dhe tregon historinë e çuditshme të një çifti që lidhen prej një fatkeqsie dhe degradimit të marrëdhënies së tyre për shkak të konsumit të kohës. Kohës apo diçkaje tjetër.

Në fakt diçka që fillon si një serial i rradhës me tradhëti do t’ju lërë gojë hapur me mënyrën si zhvillohet nga episodi në episod, ndaj ju sugjerojmë të mos ta nisni fare nëse nuk i keni 6 orë të lira, sepse nuk mund ta lini për ditën tjetër.

Seriali është bazuar në librin hit të 4 viteve më parë me të njëjtin titull nga autorja Sarah Pinborough. Sigurisht varianti televiziv i librit lë shumë gjëra jashtë, dhe ndryshon disa të tjera por thelbi është aty. E sigurt është që pasi ta shihni do të thoni WTF – për mirë apo për keq.

Personazhet:

Adele (Eve Hewson) – Gruaja Xheloze, ajo që ka diçka ‘mbas syve’.

Rob ( Robert Aramayo) – Shoku, nuk është ai që duket.


Louise (Simona Brown) – Mamaja e divorcuar që nuk e di çfarë e pret.


David (Tom Bateman) – Bashkëshorti i çuditshëm, i miri, i keqi…

“Behind Her Eyes” ka marrë recensione pozitive dhe negative. “Variety” shkruan se fundi i filmit është qesharak, “Vulture” ndërkaq i jep një shans më shumë duke theksuar se pavarësisht çdo mendimi racional, eksperienca e të parit të tij është ekstremisht ekstremisht e çuditshme. Zbuloni më shumë për kinematografinë këtu!