Një video gjatë një interviste të Sean ‘Diddy’ Combs e bërë para 22 vitesh, është rikthyer në vëmendjen e publikut së fundmi. Reperi është shprehur asokohe duke bërë shaka për ‘mbylljen e grave në festa’ në një intervistë me Conan O’Brien. Artisti u arrestua të hënën në New York në mes të një hetimi për trafikim seksual dhe aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Bruklinit.
Një intervistë e vitit 2002 e Diddy në “Late Night With Conan O’Brien” tani është rishfaqur dhe është bërë virale teksa ai bënte komente për të pasur ‘brava në dyer’ për të parandaluar gratë të largoheshin nga festat. Ndërsa jepte këshilla se si të organizoni një festë, Combs tha:
Kjo është ajo që duhet të bëni. Gratë. Gratë e bukura, sigurisht. Meshkuj të bukur për zonjat, sigurisht.
Ai vazhdoi të jepte një listë kontrolli të detyrueshme për të organizuar një festë, si për shembull nevoja për ‘alkool’ dhe ‘pak ujë’. Kur Conan pyeti pse uji ishte në listë, Diddy tha:
Nuk e di nëse djemtë e kanë vënë re këtë, si p.sh., shumë zonja pinë ujë në festa. Ato thjesht, ju e dini, kështu që nëse nuk keni atë që u nevojitet, ato do të largohen. Duhet t’i mbaj aty. Duhen brava në dyer.
Me të dëgjuar komentin, O’Brien bëri një pauzë dhe më pas u përgjigj:
Mirë, kjo po tingëllon disi e rrezikshme tani.
Për të përfunduar listën e tij, Sean tha se “ju duhet muzikë e mirë” dhe “ju duhem unë, sigurisht”. Në fund të intervistës, O’Brien pyeti për ndonjë personazh të famshëm që ka qenë në një nga festat e Diddy-t. Më pas Diddy kujtoi një festë për ditëlindjen e vitit 2002 që u mbajt në Cipriani në qytetin e New York-ut dhe renditi disa yje që kishin qenë aty, si Magic Johnson, Naomi Campbell dhe Martha Stewart.