Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Pas vizitës në Tiranë, ylli i muzikës ka udhëtuar drejt vendlindjes së babait të saj, Dibrës. Ajo ka publikuar disa foto dhe video në “Instagram” me momente nga vizita e saj në Dibër, ku përveç shëtitjes mes qytetit dhe takimit me dis nga banorët, Bebe ka vizituar edhe varrin e gjyshit të saj.
Bebe tregon se është rikthyer në vendlindjen e babait pas 12 vitesh. Por jo vetëm kaq, pasi Rexha shton se vizita te varri i gjyshit të saj ishte shumë domethënëse, pasi nuk ka mundur të marrë pjesë në funeralin e tij për shkak se ka qenë në turne. Në fotot e video e publikuara në “Instagram”-in e saj, vihet re se ajo ishte e shoqëruar nga Monika Kryemadhi.
Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait, në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese. Vizita te varri i gjyshit ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.
View this post on Instagram
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka dalë së fundmi kundër industrisë së muzikës, duke kërcënuar se do të tregojë të gjitha të vërtetat.