Që Bebe Rexha dhe Monika Kryemadhi janë kushërira të largëta kjo gjë tashmë dihet, por që të ishin kaq të afërta kjo ishte një suprizë e madhe për të gjithë.
Pas zhgënjimit të zgjedhjeve të 25 Prillit, duket se Kryetarja e LSI-së është arratisur në Los Angeles për pak pushim dhe aty është takuar me këngëtaren me famë botërore, Bebe Rexha.
Dy vajzat e kanë kaluar ditën së bashku duke shëtitur në Los Angeles madje edhe mëngjesin e kanë ngrënë bashkë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bebe Rexha përmes postimit të një video-jë në Insta Story.