Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është goditur me një telefon në fytyrë teksa ishte në një koncert në New York të dielën. Artistja 33-vjeçare po këndonte në një koncert në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.
Siç shihet në një video në Twitter, krijuesja e hitit “Back to You” u pa duke interpretuar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës me një veshje ngjyrë vjollce. Teksa Bebe ishte përballë audiencës, një person nga turma u pa duke duke hedhur një telefon që e goditi atë drejtpërdrejt në fytyrë.
Absolutely great show ruined by a fan throwing their phone at @BebeRexha hopefully she is ok after that pic.twitter.com/4eBScgurv5
— Alex Chavez (@captiv_8_) June 19, 2023
Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar. Videoja u shpërnda nga një numër i të pranishmëve të koncertit në New York të dielën, teksa njëri nga ta postoi një video të yllit, duke u ndihmuar të dilte nga skena pas incidentit të rëndë.
Mjekët më pas po kujdeseshin duke i dhënë kështu trajtimin e duhur pas këtij incidenti. Reagimet qenë të shumta nga fansat e këngëtares, teksa shumë prej tyre ishin të ashpër për atë se si mund të bëjnë një gjë të tillë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përgatitur një këngë në gjuhën shqipe që mund ta sjellë për fansat e saj të shumtë shqiptarë shumë shpejt. Autorja e shumë hiteve ndërkombëtare e ka publikuar një video në InstaStory teksa e ka vënë në sfond këngën në kompjuter. Kënga titullohet “Të dua”, ndërsa njëri varg thotë: “Nga New Yorku në Kosovë”. Me ritme shqiptare në formë të një remiksi, Bebe duket e lumtur teksa këndon së bashku me këngën në sfond.