Gossip Showbiz

Bebe Rexha dhe aktori i “365 Days” bëhen bashkë…

Aktori i njohur, Michele Morone fitoi zemrat e të gjithëve me filmin e famshëm romantik “365 Days”. Një film ky që bëri për vete të gjithë të dashuruarit.

Aktori i “365 Days” krijoi shumë fansa edhe nga vendi ynë. Ditët kur u publikua filmi, pothuajse të gjithë shpërndanin në rrjete sociale episode të tij, madje edhe vetë aktorin nga vajzat që e kishin fiksim.

Por lajmi i mirë sapo ka mbërritur, një shqiptare ka arritur të bisedojë me të madje në video live në Instagram. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Nuk dihet nëse do të kenë edhe një bashkëpunim bashkë sepse Michele është këngëtar.

Të dy kanë hyrë në video live, Michele i ka bërë shumë komplimenta Bebes, duke i thënë se është e mrekullueshme, madje ja përsëriti shumë herë duke i thënë se duket shumë e bukur. Gjatë bisedës pati edhe nga ata që komentonin flamurin shqiptar.