Celebrities Gossip Showbiz

Bebe Rexha bën bashkë Rita Orën dhe Dua Lipën?!

Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa janë artistet shqiptare që na bëjnë krenarë në tregun muzikor ndërkombëtar. Së fundmi, Bebe Rexha ka treguar se nuk e di arsyen pse Rita dhe Dua nuk flasin, por ajo është përpjekur t’i pajtojë ato.

Bebe ka treguar gjithashtu, se pavarësisht përpjekjeve të saj për t’i pajtuar vajzat, ajo ende nuk e ka arritur këtë gjë, ndërkohë, ajo do të dëshironte të kishte një bashkëpunim mes tri artisteve, por kjo i duket diçka e vështirë për t’u realizuar.

Dua dhe Rita kurrë nuk kanë folur publikisht për arsyen e prishjes së marrëdhënies së tyre, e cila besohet të ketë nisur nga krahasimi i të dyjave në industrinë muzikore.

Është e çuditshme, sepse unë e di se si është të jesh vajzë dhe ndonjëherë mund të bëhemi vërtet konkurrente të njëra-tjetrës. Nuk po flas për veten, Duan, Ritën, por po flas për femrat në përgjithësi.

Bebe ka zbuluar se dikur vajzat ishin mikesha, madje Dua ka shprehur admirimin e saj për Ritën, në të kaluarën. Me sa duket, vajzat do të vazhdojnë edhe për shumë gjatë, të kenë hatërmbetje me njëra-tjetrën.