I ftuar në “Pardon My French” sot ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Pirro Beati. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ka dhënë më shumë detaje rreth profesionit të tij gjithashtu.
Fillimisht Beati ka treguar se si e ka marrë ftesën për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP”.
Mua mu dha ftesa që në fillim por kisha një punë në Itali dhe nuk hyra dot, kisha një kontratë. Pastaj më është dhënë edhe dy herë të tjera ftesa kur është futur Valbona më duket. E kisha ndarë që nuk futesha dot deri me datë 10 shkurt. Kur erdhi data 10 shkurt më shkruajtën prapë edhe unë nuk e dija dhe nuk isha përgatitur fare për atë gjë. E vendosa dhe për dy ditë u futa nuk kisha kohë që ti shikoja çfarë kishte ndodhur në përgjithësi sepse jashtë isha i zënë dhe u futa kështu bam-bam.
Përveç profesionit si fotograf, Beati ka treguar se punon edhe në stadium në Itali dhe i duhet që të lëvizë çdo dy javë për punë atje. Në radio ai zbuloi gjithashtu se në Itali punon edhe për një këngëtare dhe kompozitore që bën këngët në Sanremo. Duke qenë kaq i angazhuar jashtë Beati shpjegoi edhe arsyen se pse gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV nuk ishte dhe aq shumë aktiv.
Unë kam folur për këtë punë, me Ermionën. Kush më ka pyetur e kam thënë por të tjerët nuk ishin shumë të interesuar. Mua mu desh një javë që të ambientohesha me personat që ishin në shtëpi që t’i shikoja dhe t’i studioja se si flisnin, si vepronin në situata të caktuara. Nuk e kisha problem përshtatjen sepse kur unë u futa në shtëpi katër banorë ishin në burg, “bërthama” edhe u njoha shumë shpejt.