Tea dhe Bearti vazhdojnë të shkaktojë shumë bujë edhe pse nuk janë më pjesë e emisionit Përputhen.
Mbrëmjen e djeshme Bearti deklaroi se është ndarë nga Tea për të mos u ribashkuar më kurrë. Ai nuk zbuloi asnjë arsye konkrete, duke i lënë ndjekësit shumë kuriozë.
Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, -shkruante Bearti.
Së fundmi, Tea ka reaguar ndaj deklaratës së tij. Ajo ka publikuar në Instastory një video të fjalimit të politikanes Sarah Hanson Young, e cila mes të tjerash shprehet:
Burrat e vërtetë nuk i shajnë dhe kërcënojnë gratë. Nuk i sulmojnë dhe nuk i bëjnë të ndihen të bullizuara.
Ajo thotë se këto burra nuk janë të prerë për ta quajtur veten “burrë”. Ende nuk dihet nëse ky postim i drejtohet Beartit, por detajet të dërgojnë vetëm tek ai…