Bota

BE kërkon shpjegime nga Hungaria për masat e Budapestit që lejojnë hyrjen e rusëve në Europë!

Komisioni Evropian “është në kontakt me autoritetet hungareze” për të marrë sqarime mbi masat që lehtësojnë hyrjen e qytetarëve rusë në vend.

Komisionerja Ylva Johansson u dërgoi një letër autoriteteve hungareze më 1 gusht, duke kërkuar informacione për përputhmërinë e këtij sistemi me ligjin e BE-së”. Këtë e theksoi zëdhënësja e Komisionit Anitta Hipper në Bruksel gjatë konferencës për shtyp.

Bashkangjitur me letrën e Johansson “ka pyetje shumë të detajuara, për të cilat jemi ende në pritje të një përgjigje deri më 19 gusht. Deri më tani nuk e kemi marrë këtë përgjigje, por jemi në pritje të saj dhe qëndrimin tonë e kemi bërë të njohur dhe është e qartë se Rusia është një kërcënim për sigurinë e BE-së. Shtetet Anëtare duhet të garantojnë sigurinë e Bashkësisë në tërësi edhe Hungaria është e detyruar të përmbushë detyrimet e BE dhe të verifikojë nëse janë respektuar kushtet e përligjura nga kodi për lëvizjen e lirë ne zonën Shengen.

Është një procedurë, shpjegon Hipper, e cila shkon “përtej posedimit të thjeshtë të një vize të vlefshme ose një leje qëndrimi të vlefshme: është e nevojshme të kryhen kontrolle patrullimi në rastin e raporteve të lëshuara në sistemin e informacionit të zonës Shengen”, përfundon ai