Bashkimi Europian ka rënë dakord që të gjithë llojet e celularëve dhe tabletëve të kenë të njëjtin karikues.
Deri në vitin 2024, Apple do të duhet të ndryshojë portën e karikimit për pajisjet.
Ndërhyrja politike, për të cilën Komisioni Evropian tha se do t’ua lehtësonte jetën konsumatorëve dhe do t’u kursente para, erdhi pasi kompanitë nuk arritën të arrinin një zgjidhje të përbashkët.
Brukseli ka bërë presion për më shumë se një dekadë për të arritur diçka të tillë nxitur dhe nga kërkesat e konsumatorëve.
Iphonët ngarkohen nga një kabllo Lightning, ndërsa pajisjet me bazë Android përdorin lidhës USB-C.
Gjysma e karikuesve të shitur me telefona celularë në vitin 2018 kishin një lidhës USB micro-B, ndërsa 29 për qind kishin një lidhës USB-C dhe 21 për qind një lidhës Lightning, sipas një studimi të Komisionit të vitit 2019.
“Deri në vjeshtën e vitit 2024, USB Type-C do të bëhet porti i zakonshëm i karikimit për të gjithë telefonat celularë, tabletët dhe kamerat në BE”, tha Parlamenti Evropian në një deklaratë.
Shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton tha se marrëveshja do të kursente rreth 250 milionë euro.