Mbrëmjen e sotme të ftuara në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Vilma Masha dhe Ilda Bejleri për të diskutuar dhe për të dhënë një mendim ose opinion në lidhje me dinamikat dhe lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Komplet jeta në televizion duket pak a shumë si një Big Brother sepse ti mëson të nominosh, të mbijetosh. Big Brother vërtetë është pasqyrimi i një realiteti që ne të paktën duket sikur e jetojmë gjatë gjithë kohës. Po edhe VIP-at janë njerëz të thjeshtë në vetvete. Tani nivel i lartë, i mesëm apo i ulët nuk kemi pse çuditemi ky është niveli i shoqërisë në të cilën ne pak a shumë jetojmë. Kjo pjesa e VIP duket sikur i vendos në një skenë më të madhe por kanë ndryshuar kohët dhe personazhet. Kanë filluar edhe ti thonë njëri-tjetrit: “Po unë nuk të njoh kush je ti”. Tashmë edhe VIP-i ka ndryshuar formë.
Më tej moderatorja e njohur ka shtuar se:
Niveli i debateve ka arritur kulmin. Janë ulur pak poshtë shumë. E kam fjalën për të gjithë personazhet, po ti shohësh debatet nuk kanë asnjë qëllim, asnjë objektiv për të nxjerrë diçka apo për t’i mësuar publikut ndonjë gjë apo për të dhënë një mesazh. Edhe të jesh VIP është punë më vete, ti vjen nga një background ke bërë diçka, ke një eksperiencë në jetë. Që ti ta marrësh atë titull duhet të kesh bërë diçka të mirë në jetë apo duhet të jesh një njeri që publiku e ndjek dhe e ka pëlqyer për atë gjë.