Ka nisur Big Brother Live nga Shtëpia, që është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Për sot, Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet që do t’ju shoqërojnë deri në orën 19:00 e ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri.
Në këtë pjesë, Roza Lati është moderatorja dhe të ftuarit e rubrikës “Suki Suki spec djegës” që Roza ka vendosur janë, Jul Deda, Julja dhe Egla. Në lidhje me pyetjen e Rozës për të dhënë shembuj konkretë se kush prej personazheve “viktimizohet” në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother Albania Vip”, Julja ndër të tjerë ka përmendur dhe Rozën.
Roza: Secili nga ju të japi shembull konkret ku është parë “viktimizimi” në shtëpi?
Julja: Unë gjithandej viktima shoh… Juli ty nuk të kam parë të bësh viktimën. Më kollaj të thuash 2-3 emra që se bëjnë viktimën. Tek dhoma juaj, viktimën nuk e ke bërë ti (Juli) dhe Jetmiri. Në momente të caktuara secili prej jush ka bërë viktimën. Tek dhoma tjetër viktimizimin se ka bërë Liami… gjithashtu, unë, mendoj që se kam bërë… Më fal Roza po dhe ti e ke bërë. Se bën me banorë po në gjendjen tënde, duke u futur në vuajtjte që je në ‘overacting’.
Roza: Kur e paskërkam bërë unë viktimizimin?
Julja: Psh kur flet për Sashën, mos u mërzit e di dashurinë që ke për kafshët. Unë mendoj se e ke tejkaluar. E kam parë në viktimizim. Roza, ti e bën për kamerat jo për situatat brenda shtëpisë.
Roza: Ne po flasim per banorët dhe situatat brenda.
Julja; Po flasim për lojën e big brother… çështja është që unë kam pak kohë këtu dhe disa gjëra nuk i ndjej si ju. Në panoramën time unë e thashë se kush viktimizohet deri tani. Kur viktimizimi bëhet në masë është gjë e bukur por nga filllimi deri në fund pak e rënduar
Unë paskërkam viktimizuar deri tani me qenueshen time sipas teje- ia kthen Roza.