Në pjesën e dytë të panelit radiofonik mes Ilnisës, Meritonit, Heidit dhe Romeos në Big Brother Live nga Shtëpia në Top Albania Radio e pas një pjese të parë ku Romeo e Meritoni i vunë viktimizimit emrin e secilit prej tyre, Ilnisa prezantoi një faqe të re dhe eci përpara në kohë, për ta çuar vëmendjen te finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.
Ilnisa iu kërkoi të vizatonin finalistët:
Romeo: Ky është formati i emocioneve të mëdha e nëse ke përçuar te publiku emocione reale do të fitojë më i vërteti dhe ai ku njerëzit kanë gjetur veten.
Heidi: Nuk e them me tallje, por është një lojë ku nëse arrihet një nivel shumë i ulët, unë dorëhiqem se nuk dua të humbas veten dhe dinjitetin.
Meritoni ishte pa tekst…
Heidi foli për të përkryerën çka solli reagimin ironik të Ilnisës:
Por, partneri yt është një nga njerëzit që bie në kundërshtim me perfektët…
Heidi e imagjinon finalen me më të përkryerin, por bie dakord që nuk ekziston.
Meritoni: E shoh përtej përkryerjes se secili bën gabime, si Romeo dhe Heidi.
Për Romeon, Meritoni tha:
Je një shembull i keq emocional se nuk i kontrollon dot emocionet.
Ilnisa propozoi të flisnin pak edhe për botën e dashurisë e nëse ka një rrugë për të shkuar atje…
Romeo: Më vjen mirë që ju të dy jeni bashkë (Ilnisa-Meritoni), por unë njerëzit këtu nuk i shoh si ushtarë e aleatë, pasi unë i ndaj në ata që kam xhan ose jo.
Ilnisa iu drejtua me fjalët:
O Romeo, i përndjekuri i dashurisë.
Heidi: Dashuria e gjen gjithnjë rrugen e vet dhe nuk ka nevojë për mendime.
Meritoni e plotësoi:
Dashuria e gjen veten në pamundësi! Përndjekja ndaj dashurisë, shumë e bukur!
Ilnisa: Çudia ndodhi dhe gjithçka përfundoi me dashuri…
Të paktën, paneli i parë pasi Big Brother Live nga Shtëpia në TAR ka shumë e shumë të tjera deri në orën 19:00. Qëndroni me Top Albania Radio-n…