Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione.
Graciano ka pyetur Erjolën dhe Françeskën sesi janë ndjerë që jaë futur me vonesë si banore në BBV. Ato të dyja janë shprehur se janë ndjerë shumë të çuditura nga pjesa e tjetër e shtëpisë që i kanë trajtuar në këtë mënyrë edhe pse janë futur 9 ditë ose 3 javë me vonesë. Erjola më tej, shtoi:
Absurditeti i të futurit 9 ditë me vonesë dhe të ndjesh po këtë bllokun është komplet absurde si situatë, sepse 9 ditë ishin 2 Prime-t e para prezantim dhe unë vetëm një Prime kam humbur. Edhe është e çuditshme që ta shohësh si për pak ditë, ata krijojnë një ambient të tyre, e ndotin, e infektojnë. E pastrojnë herë pas here, sepse ka pasur edhe vlera, edhe antivlera që i janë shtuar kësaj shtëpie nga banorë të ndryshëm, por që e kam ndjerë edhe unë këtë b;llokun. Por gjeta një mënyrë finoke që as mos të bëja zhurmuesin dhe vendosa të ndërhyja, të isha pykë e lezetshme, të ndërhyja ku duhej. Pykë e lezetshme që ti mos të bësh zhurmuesin, por futesh dhe ngren zërin aty ku ti mendon se është e drejtë dhe pastaj tërhiqesh. Jo vend e pa vend që të të mos kapin ashtu. Gjë që pashë një ndryshim tek unë edhe tek ti (Graciano) që unë e di sa gjaknxehtë je edhe ndërhyve në më shumë situata. Unë ndërhyva ku e pashë të arsyeshme. Por duke njohur kastin, që është shumë i tmerrshëm, u detyrova që të tërhiqesha. Kjo më ndihmoi.