Në TAR po vijon transmetimin ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 19:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione, në këtë ditë feste të Pashkës katolike e ku iu është kërkuar të ngjyrosin vezët simbol.
Tema sot është ‘Strategjite dhe Loja’ për të cilën banorët japin mendimet e tyre dhe pyesin njëri tjetrin, ku në këtë rast në program janë Erjola, Françeska, Rike dhe Heidi.
Françeska pyet vajzat se strategjinë e kujt banori pëlqejnë më shumë në lojë?!
Rikja: Ende nuk e shoh fituesin, por me lojën që kam parë deri tani Jul Deda, sepse është njerëzor, megjithëse çalon, por edhe Graciano nuk është keq.
Heidi: Nuk shoh strategji, një gjë e përbashkët është që përdorin tema personale për të nxjerrë njerëzit nga vetja.
Erjola: Juli, sepse është njeri me parime dhe nuk bie ndesh me parimet e veta, ajo që sjell Juli më sjell energji të mirë. Jetmiri gjithashtu, pasi skema e tij është enigmatike dhe hermetike, di të luajë pa qenë prezent. ‘Ujku qimen e nderron por zakonin se harron’, pasi ka qenë ish lojtar i Big Brother dhe e njef mirë formatin.
Françeska: Ka sjellë lojë Rikja, Roza dhe Erjola. Merrem me vajzat e shtëpisë sepse i vlerësoj. Meritoni, Rome stisje ne situatat e tyre vetëm për vëmendje.