BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Showbiz

BBV Live nga Shtëpia, banorët dhe izolimi: Meritoni zhurmues/Arma e Rikes: Kush më bie do t’i bie!

Në pjesën e dytë të emisionit të tij në studion e Top Albania Radio-s Live nga Shtëpia më e famshme në Shqipëri, të ftuarit e Julit ishin Meritoni, Ledjona dhe Rikja, në një diskutim për një tjetër temë: izolimi. Juli përzgjodhi të hapte një debat për izolimin dhe protagonistët ishin më të zjarrtë e më të zhurmshëm, aq sa Juli u detyrua të rikujtonte se është ai drejtuesi, kur Rikja u ankua se Meritoni nuk e linte të fliste dhe Ledjona e etiketoi gazetarin si “zhurmues”.

Juli u interesua të dinte për ndikimin e izolimit te përditshmëria e banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E nisi Meritoni, i cili tha se izolimi ka dy anë, pozitive dhe negative, por ai preferoi që të ndalej më shumë te e para.

Po ndalem te pozitivja se gjatë izolimit, kupton sa durim e njohuri ke dhe sa mund ta përballosh izolimin psikologjikisht, si e transmeton te të tjerët. Ke më shumë kontrollin e vetes, edhe më tepër se gjatë lirisë tënde. Unë e përballoj në mënyrën më të mirë.

Rikja: Përballesh njëherë me veten tënde dhe je 20 herë më i ndjeshëm se jashtë. Ka edhe anë pozitive. Unë kam medituar për disa gjëra që i kam lënë jashtë, për të kuptuar se kush më mungon. Gjithashtu, përballem me veten.

Por, gjithnjë ka një por e kjo vlen edhe për Riken, e cila qëndrimin në një shtëpi të tillë e ka për herë të dytë, ndonëse në të parën, qëndroi vetëm tre javë e siç tha “nuk ka ngjashmëri”.

Rikja: Mua izolimi më ka bërë të dal nga vetja, madje për gjëra të cilave jashtë nuk do t’iu jepja rëndësi.

Ledjona: Dy javët e para të izolimit i kisha shumë të vështira, për të qëndruar me njerëz që nuk i kam zgjedhur.

Juli: Si ndryshoi kjo për ty?

Ledjona: Jam përshtatur, duke nisur që t’i njoh njerëzit.

Rikja nuk e fshehu se e ka menduar daljen, por më pas ndau mendjen:

Pata edhe unë një moment që nuk po e kaloja dot, por mora forcë dhe tregova fuqinë time psikologjike. Do të qëndroj e kush me bie, unë do t’i bie. Izolimi na ka bërë shumë të fortë.

Për shkak se shpesh banorët e merrnin fjalën njëherazi, Juli vazhdimisht iu kujtonte mes batutave e ironisë se kush drejton emisionin radiofonik, që ta fiksonte Meritoni. Dhe si drejtuesi, Juli kishte një mesazh për të dëgjuar më tepër njëri-tjetrin, se nuk merren vesh.

Sugjerimi nga aktori: Mos i impononi tjetrit të drejtën tuaj, secili ka të drejtën e tij…