Sport

Bayern vendos të ulë pagat, përjashtim bëhet për vetëm dy lojtarë!

Lojtarët më të paguar te Bayern janë Harry Kane, Manuel Neuer, Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Kingsley Coman. Pas largimit të De Ligt, klubi bavarez po mendon ristrukturimin e pagave.

Synimi është ulja e pagave të lojtarëve dhe kjo fillimisht do të ndodhë me largimet e Neuer dhe Muller brenda dy sezoneve të ardhshme. Hapësira e lënë prej tyre do ta ulë automatikisht barrën e madhe financiare të klubit për pagat.

Drejtuesit po mendojnë të bëjnë vetëm dy përjashtime: Musiala dhe Kimmich. Ata duan që këta lojtarë të jenë fytyra e klubit për 5 vitet e ardhshme. Ndërkohë, Coman do të huazohet ose do të shitet përfundimisht.

Me pak fjalë, vetëm Harry Kane, Musiala dhe Kimmich do të jenë “të mbipaguar”. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk do t’i kalojnë 8 mln eurot neto. Me këtë ndryshim, Bayern synon të jetë më i shëndetshëm ekonomikisht.

Dilemat janë te Gnabry dhe Sane. Nëse ata nuk rriten në performanca, do të shiten për t’u zëvendësuar me lojtarë më të rinj. Bayern nuk interesohet më për një bllok gjerman, por për lojtarë që dëmtohen pak dhe janë të rinj. Sigurisht, edhe jo të mbipaguar.