Auto & Moto Tech

Bateri makine që karikohet në 15 minuta, Nissan dhe NASA nisin projektin e përbashkët!

Shpejtësia e karikimit ka qenë gjithmonë një pikë e dobët e automjeteve elektrike. Megjithatë, situata mund të ndryshojë së shpejti.

Nissan po planifikon të krijojë bateri të lira dhe me kapacitet të lartë që do të ulin çmimin e automjeteve elektrike në nivelin e atyre me karburant. NASA do të ndihmojë japonezët me këtë.

Bateritë në gjendje të ngurtë janë një alternativë premtuese ndaj litium-jonit për shkak të densitetit të lartë të energjisë, kostos më të ulët dhe kohëve potencialisht shumë më të shkurtra të karikimit.

Nissan planifikon të bashkohet me NASA-n për të krijuar bateri të tilla për t’u përdorur në të gjithë linjën e tij të produkteve, nga sedanët deri tek kamionët e transportit.

Prototipi i fabrikës së baterive në gjendje të ngurtë të Nissan do të vendoset në qendrën e saj kërkimore në Kanagawa, në jug të Tokios.

Në jug të Tokios ndodhet edhe fabrika e baterive ku në vitin 2024 do të vihet në funksion linja e prodhimit dhe deri në vitin 2028 planifikohet të sillet në treg automjeti i parë elektrik me bateri të ngurtë.

Tani për tani, Nissan beson se bateritë e tij do të kushtojnë 75 dollarë për kilovat-orë, por pas vitit 2028, kjo shifër duhet të bjerë në rreth 65 dollarë për kilovat-orë.

Së bashku me ndërtimin e kësaj fabrike, Nissan gjithashtu planifikon të bashkojë forcat me NASA-n për të zhvilluar një arkitekturë të baterive në gjendje të ngurtë.

Partneriteti gjithashtu planifikon të përfshijë studiues në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, për të zhvilluar një bateri rreth gjysmës së madhësisë së një baterie moderne të automjeteve elektrike që mund të karikohet plotësisht në vetëm 15 minuta.