Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëshortja e Lautaro Martinez zbulon talentin e fshehur të futbollistit të njohur!

Futbollisti i njohur i skuadrës së Interit, Lautaro Martinez, përveç talentit të tij në fushën e gjelbër së fundmi ka befasuar të gjithë mbështetësit dhe fansat e tij me një talent të ri. Mesa duket argjentinasi ka një hobi të fshehtë që e praktikon në mëngjes, të cilin bashkëshortja e tij Agustina Gandolfo, arriti ta kapte në kamera si moment.

Ajo publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, në InstaStory duke ndarë edhe përshtypjet për talentin e tij sekret.

Dikush është shumë i lumtur që ngrihet në orën 5:30. Nuk e kuptoj pse po pikturon tani…”

Sulmuesi i Interit në fakt, shihet me kokën ulur në tavolinë me laps në dorë. Sidoqoftë, gruaja e tij vendosi të mos e tregojë vizatimin e përfunduar të tij.

Vlen të theksohet gjithashtu se në muajin gusht Inter konfirmoi se Lautaro Martinez ka vendosur të qëndrojë në Itali. Kubi italian vendosi të zgjasë bashkëpunimin me sulmuesin argjentinas deri në vitin 2029. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez”-thuhet në njoftimin e klubit.

“Sulmuesi i lindur në 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2029”. Martinez ishte fantastik sezonin e kaluar, duke ndihmuar Interin që të fitojë titullin me shënimin e 24 golave dhe duke dhuruar gjashtë asiste. Sulmuesi argjentinas do të fitojë nëntë milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar i klubit. Argjentinasi është pjesë e bardhezinjve që nga viti 2018, kur u afrua nga Racing dhe që nga ajo kohë ka luajtur 206 ndeshje, ndërsa ka shënuar 103 gola në total.