Bashkëshortja e aktorit të njohur Bruce Willis, Emma Heming Willis, iu ka bërë thirrje paparacëve që të mbajnë distancë dhe të mos i bërtasin atij kur e shohin atë në publik. Heming Willis bëri një lutje emocionale në një video të shpërndarë në Instagram duke thënë se ka nevojë për më shumë edukim se si duhet të sillemi me njerëzit që jetojnë me demencë.
Është e qartë se ka nevojë për më shumë edukim. Kjo shkon për fotografët dhe gazetarët që po përpiqen të nxjerrin foto ekskluzive me burrit tim. E di që kjo është puna juaj, por ndoshta thjesht duhet të mbani hapësirën tuaj. Ju lutemi mos i bërtisni burrit tim duke e pyetur atë se çfarë po bën apo çfarëdo tjetër, thjesht mos e bëni atë. OK? Jepini atij hapësirë. Lejo që familja jonë ose kushdo që është me të atë ditë të jetë në gjendje ta çojë atë nga pika A në pikën B të sigurt.
Kujtojmë që një vit më parë familja e Willis njoftoi se ai ishte diagnostikuar me afazi, e cila është një sëmundje neurologjike që pengon komunikimin dhe njohjen e tij. Gruaja e aktorit ka kërkuar ndihmë publike se si të kalojë këtë gjendje.
Për kujdestarët e tjerë ose specialistët e kujdesit të demencës që janë kudo në këtë botë, ndonjë këshillë se si t’i mbrojmë të dashurit tanë në mënyrë të sigurt?
View this post on Instagram
Familja e 67-vjeçarit zbuloi se Bruce ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale, më pak se një vit pasi ai u tërhoq nga aktrimi për shkak të betejës së tij me afazinë. Ndërkaq, nëna e aktorit Marlene Willis, ka treguar së fundmi se si sëmundja e yllit të filmit ka ndikuar në jetën e tij dhe mënyrën se si lidhet me botën përreth tij.