Celebrities Gossip

Bashkëshorti kishte një lidhje jashtëmartesore, divorcohet këngëtarja e njohur?!

Alma Bektashi është një këngëtare shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku. Për disa vite, ajo ka qenë dhe pjesë e jurisë së “The Voice of Albania”, në rrugën për të nxjerrë talente të reja. Edhe pse një figurë e njohur publike për jetën e saj private nuk kemi dëgjuar shumë.

Megjithatë, së fundmi nëpër portale po qarkullojnë disa spekulime se këngëtarja Alma Bektashi i ka dhënë fund martesës së saj 25 vjeçare me bashkëshortin, emri i të cilit është Sokol. Nga kjo martesë, këngëtarja ka një djalë dhe një vajzë, Anisën dhe Orestin.

Thuhet se shkaku i divorcit të jetë tradhëtia në çift. Sipas mediave, bashkëshorti i Almës kishte një lidhje jashtëmartesore me një vajzë 20 vite më të re.

Gjithsesi, derisa vetë Alma të konfirmojë lajmin të gjitha këto mbeten spekulime.