Celebrities Gossip Showbiz

“Bashkëshorti i ardhshëm!” Mos ndoshta Dafina sapo na paralajmëroi martesën me Dj Geek?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë. Përpos kësaj, bukuroshja nuk para na tregon detaje nga jeta e saj private, megjithatë së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto para pasqyres me të dashurin e saj të zemrës, por ajo çfarë na bëri përshtypje ishte mbishkrimi që mendohet se mund të na tregojë diçka në mënyrë të tërthortë.

I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua

Epo, urojmë që të kemi një dasmë në horizont…

Së fundmi, Dafi ka ndarë me ndjekësit një ‘problem’ që ndodh përgjithësisht te vajzat. Bukuroshja ka treguar se për shkak të çrregullimeve hormonale ka përdorur pilula kundër shtatzënisë dhe kjo gjë e ka bërë që të shtojë në peshë.

Epo, si të gjitha vajzat edhe pse është Dafina Zeqiri një problem ka!

E koncertet për këngëtaren padyshim që janë të shumta dhe ndjekësit që e dëgjojnë dhe e duan atë po ashtu. Së fundmi, teksa bukuroshja ka mbajtur një të tillë në Tiranë është shfaqur e veshur me një fustan të shkurtër të kuq që për hir të së vërtetës dukej shumë provokuese. Por, jeni kuriozë të dini se sa ka kushtuar kjo veshje e një koncerti bashkë me aksesorët?

Vetë Dafi ka shpërndarë një foto nga faqja zyrtare e shqip.closet në Instagram ku ka treguar se ka kushtuar plot 1,717.99 euro.

Dafi sapo ka lançuar bashkëpunimin me Muma-n, që padyshim po dëgjohet ngado dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.