Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëpunimi i Elvana Gjatës me Bardhin ka arritur të renditet në vendin e 20-të në këngët më të dëgjuara ndërkombëtarisht!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Vetëm pak pasi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit me Mozzik dhe këngën e titulluar ‘POW’ solo që pati një sukses shumë të madh, artistja ka publikuar projektin e saj më të ri. Teksa ditën e djeshme na ka treguar pak nga videoklipi i saj më i ri, më në fund kemi mundësi ta shohim me pamje këngën ‘EX’ që është pëlqyer jo pak edhe vetëm si version audio.

E në vetëm kaq pak nga lançimi me videoklip, duket se bashkëpunimi mes dyshes ka arritur një sukses ndërkombëtar duke u renditur në vendin e 20-të të këngëve më të dëgjuara në gjithë botën.

Këtë e ka bërë me dije menaxheri i artistit, Jetmir Agaj përmes një postimi në InstaStory.

Klipi nis me Elvanën që po bën një ‘barbecue’ dhe e veshur në një mënyrë sensuale me flokët e kapura.

Megjithëse shumë mund ta kenë komplimentuar këtë ‘look’ të këngëtares, ne na solli një ‘Déjà vu’ me një tjetër klip. Bëhet fjalë për videoklipin e të famshmes Jennifer Lopez, “Dinero”. Nëse bëjmë një krahasim të dy vajzave, padyshim që mund të vihet re ngjashmëria që këto skena kanë. Të jetë frymëzuar vallë Elvana nga diva e muzikës?