Jori Delli, ish-banorja e Big Brother Vip 2 ishte këtë mbrëmje në emisionin më të ri që startoi në Top Channel, Top Arena. Bukuroshja brune u vu përballë disa pyetjeve, të cilave nuk nguroi që t’u jepte përgjigje.
Mes tyre ajo u pyet nëse bashkë me Beniada Nishanin dhe Heidi Bacin kanë hedhur në gjyq Krist Dragotin. Jori u shpreh se nuk e kanë bërë, por tha se ai duhet të ketë kujdes kur shprehet, pasi ka bërë një deklaratë negativë për vajzat shqiptare të lindura ose të rritura në Itali.
Pyetje: Është e vërtetë që ti, Beniada dhe Heidi keni nisur gjyq ndaj Krist Dragotit?
Delli: Nuk është e vërtetë, por mund ta nisim një gjyq sepse ka thënë diçka për gocat shqiptare që kanë lindur ose rritur në Itali.
Ajo po ashtu u pyet nëse familjarët e saj janë kundër lidhjes me këngëtarin e njohur italian, pyetje së cilës ajo iu përgjigj:
Jo, nuk është fare e vërtetë!