Celebrities Gossip Showbiz

“Bashkë do të shihemi së shpejti…” Bora Zemani ka disa fjalë për ‘Për’Puthen’ dhe nisjen e sezonit të ri televiziv!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, padyshim nëse ka një program televiziv që e ‘personfikon’ bukuroshen është ‘Për’Puthen’ pasi aty pati hovin e saj më të madh në karrierë. Këtë fillim sezoni, vendin e Borës e zuri Ori Nebijaj, por pasi kjo e fundit mori mandatin e deputetes, prezantuesja u rikthye sërish në ‘shtëpinë’ e saj.

Por, fatkeqësisht ky sezon është i fundit ku e pamë bukuroshen në drejtim të ‘Për’Puthen’ e si një përfundim ‘kapitulli” Bora ka emocionuar me fjalët që ka zgjedhur për programin të cilin e moderoi për plot 3 vite.

Sot mbyllëm sezonin e tretë të ‘Për’Puthen’. Ndoshta duket pak, por kur flet për një emision që je në transmetim 5 apo 6 herë në javë për 3 vite, do të thotë shumë! Ndaj ky program do të mbetet i veçantë për mua gjithmonë pavarësisht lodhjes apo vështirësive që jemi përballur shpeshherë. Forca jonë ka qenë publiku ynë besnik, që e bën programin e përditshëm më të ndjekur, më të klikuar ndonjëherë që në sezonin e parë. E lumtur që jam pjesë e historisë së suksesit të këtij programi që vetëm në kurimin dhe logon e Top Channel mund të arrijë përmasa të tilla! Olsa ia dolëm dhe këtë vit! Mirënjohëse pafund për mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Bashkë do të shihemi së shpejti.

Bora dhe Donaldi kanë qenë të ftuar në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Gjatë dasmës Donaldi është filmuar duke mbajtur në krahë një bebe të një çifti të ftuar në dasmë dhe prezantuesja, duket teksa e shikon me shumë dashuri. Mos ndoshta çifti janë gati të bëhen prindër?