Bota

Basha uron kreut të ri të CDU: Shpresoj të vendosim marrëdhënie të ngushta mes partive tona dhe të kemi mbështetjen tuaj në integrimin europian

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar kryetarin e ri të CDU Friedrich Merz. Me një mesazh në Twiter Basha shkruan se pret me kënaqësi të punoj me të, jo vetëm për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta ndërmjet partive, por edhe për të siguruar mbështetjen tuaj për integrimin europian të Shqipërisë në BE.

“Përgëzime @_FriedrichMerz dhe urimet më të mira për zgjedhjen tuaj si lideri i ri i @CDU. Pres me kënaqësi të punoj me ju, jo vetëm për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta ndërmjet partive tona, por edhe për të siguruar mbështetjen tuaj për integrimin europian të Shqipërisë 🇦🇱 në BE 🇪🇺”- shkruan ai.

Friedrich Merz bëhet kryetari i ri i CDU-së!

Friedrich Merz-i pason Armin Laschet-in në krye të Bashkimit Kristjandemokrat, CDU. Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Paul Ziemiak njoftoi në një konferencë shtypi se Merz-i kishte marrë 62.1 për qind të votave në votimin e anëtarëve. Konkurrenti i tij Norbert Röttgen mori 25.8% të votave dhe Helge Braun 12.1%.

Merz-i tani do të emërohet kryetar i partisë në kongresin federal të CDU-së, më 21 dhe 22 janar. Sipas informacioneve të CDU-së, në votim morën pjesë pothuajse dy të tretat e rreth 400.000 anëtarëve të partisë.