Politikë

Basha tha se Qeveria duhet të ishte para drejtësisë, jo në Kuvend. Rama e ironizon: PD në proces traumatik dhe e mirëkuptojmë! Flet edhe për Metën.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat në dalje të Kuvendit, pak pas zgjedhjes së Lindita Nikollës si kryetare të re të Parlamentit.

I pyetur nëse është legjitime që qeveria “Rama 3” të mandatohet nga presidenti Ilir Meta, kryeministri tha: “Ju keni të drejtë të thoni çfarë të doni, do jem gjithmonë i buzëqeshur. Ka një dallim të qartë për të gjithë, që është dallimi i qëndrimeve politike dhe distancimeve të natyrës politike dhe i kornizës kushtetuese dhe ligjore. Për sa kohë që presidenti Ilir Meta siç e quani ju është në zyrë, dhe në pritje për t’u  gjykuar nga Kushtetuesja ai mbetet në detyrë dhe nuk varet nga dëshira jonë. Ne e kemi marrë vendimin tonë dhe e kemi shkarkuar. Ka dy hallka, një hallkë është Kuvendi dhe një hallkë është Gjykata Kushtetuese”.

Sa i takon akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, Rama tha: “Mos e besoni sepse s’kam prova për këtë. Por s’kam dëgjuar asgjë, përveç atyre tam-tameve që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve”.