Politikë

Basha: Ta “shporrim” Ramën, në 8 vjet nuk realizoi premtimin për legalizime falas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve elektorale në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij lideri opozitar Basha u shpreh se Partinë Demokratike e ndajnë edhe 4 ditë nga fitorja e 25 prillit.

Kreu i demokratëve e cilësoi premtimin për legalizime falas një zotim të pambajtur të qeverisjes Rama ndërsa garantoi qytetarët për ndryshim të situatës në vend nëse qytetarët i besojnë votën.

Sepse vëllezër dhe motra 8 vite të vështira kanë lënë vragat më të thella në trupin e Korçës dhe të Shqipërisë tonë kjo perlë e qytetarisë, ky djep i arsimit, i dijes, i kulturës, i artit, i punës. 8 vite dështime, 8 vite ngecje në vend, 8 vite izolim, nuk mbaruan as rrugën që e gjetën gati me projekt e financim Qukës- Qaf Plloç, e bredh tani 4 ditët e fundit fshat më fshat për të premtuar aeroporte. Janë ditët e fundit sepse të dielën ja kthejmë Korçën korçarëve, ja kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve për votim masiv në 25 Prill.