Aktualitet Politikë

Basha reagon pas dënimit të Salianjit: Pazar i ndyrë Rama-Berisha

Lulzim Basha ka reaguar pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në reagimin e parë, Lulzim Basha hedh sërish akuza për një pazar mes kreut të PD, Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, gjithçka ka qenë një pazar, ku Rama i ka dhënë vulën Berishës, e nga ana tjetër sipas Bashës, ish-kryeministri ka lëshuar Ervin Salianjin.

Kreu i grupimit, demokratët euroatlantikë ndalet edhe tek trupa gjykuese, ndërsa shkruan se si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, ia dhanë vulën Berishës? Po ashtu me ironi, Basha shkruan se “pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?”.

Basha e mbyll postimin duke thënë se pazarin pazari i ndyrë Rama-Berisha, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje.  Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Ashtu si Salianji, opozita në kor akuzuan trupën gjyqësore për vendim që i shpall luftë Partisë Demokratike edhe pse 2 nga 3 gjyqtarët, ishin në trupën gjykuese që i dhanë vulën në qershor Sali Berishës.