Aktualitet Politikë

Basha paralajmëron vendime të rëndësishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar/ “PD nuk do të mbahet peng dhe s’do të tërhiqet zvarrë nga askush”

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke iu kujtuar se Këshilli Kombëtar mblidhet sot në orën 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme.

Basha shkruan se PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA.

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar,
Sot Keshilli Kombetar mblidhet ne ora 15:00 per te marre vendime te rendesishme per te ardhmen e Partise Demokratike. PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre. PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurre. Ne do vazhdojme te cliruar dhe te vendosur betejen tone kunder regjimit te Edi Rames per ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe eshte shpresa e vetme e shqiptareve per te ardhmen dhe per ndryshim! Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha

Më herët gjatë ditës Komisioni i Rithemelimit të PD i konstituar dje në mbledhjen e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha i bën thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të bojkotojnë mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha. Komisioni i Rithemelimit e cilëson nul dhe të paligjshëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Basha dhe iu bën apel anëtarëve të mos bëhen pjesë e përçarjes dhe e përjashtimeve nga PD.