Aktualitet Politikë

Basha “paralajmëron” sërish ata që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve/ “Vetingu në politikë duhet një orë e më parë”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ripërsëritur sot qëndrimin për domosdoshmërinë e vetingut në politikë, gjë që sipas tij “shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit, ndëshkon politikanët e korruptuar dhe kthen pushtetin tek qytetarët”.

Në një postim në Twitter, Basha thotë se “që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve”.

Reagimi i plotë i Bashës:

Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.

Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë