Politikë

Basha në Korçë, pritet nga qytetarët sërish pa rrespektuar masat anti-COVID!

Pritje me entuziazëm nga mbështetësit për kryedemokratin Lulëzim Basha në Korçë. Basha tha se kurrë nuk ka gjetur kaq shumë gëzim dhe se korçarët nuk po e presin ndryshimin por po i prijnë atij.

Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron. Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim. Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë. Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit.

Edhe në Korçë kreu i PD-së Lulzim Basha ka grumbulluar militantët e tij kundër të gjitha rregullave të pandemisë, duke përsëritur të njëjtin skenar. Mbështetës dhe simpatizantë u mblodhën ne fshatin Çiflig në hyrje të qytetit të Korçës me flamuj në duar dhe me makina duke krijuar grumbullime që përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve në këtë kohë pandemie.BashB