Politikë

Basha: Më 18 dhjetor zgjedhim sërish të ardhmen; ora më e errët ajo para agimit

Me një postim në Facebook, Basha kujton themelimin e PD-së, teksa thotë se ashtu siç nisi, si parti për rrëzimin e kultit të individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin, metë njëjtin mision vazhdon edhe sot.

Një ditë pas situatës groteske që u krijua në PD, ku Sali Berisha mësyu në selinë blu, për kryedemokratin Lulzim Basha orët e errëta për partinë më të madhe opozitare në vend janë drejt fundi.

Basha i bën thirrje demokratëve që t’i bashkohen në Kuvendin e 18 Dhjetorit ‘për të zgjedhur sërish të ardhmen’.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha.