Politikë

Basha mbyll fushatën në Tiranë: Pak orë na ndajnë nga ndryshimi!

Kreu i PD, Lulzim Basha mbajti fjalën në mitingun e fundit të PD për këtë fushatë elektorale në Tiranë.

Basah thotë se është çështje orësh që ndryshimi të vijë, edhe pse deklaron se tashmë ka ardhur pasi e sheh tek çdo shqiptar.

Ai kërkon që më 25 prill të votohet numri 9.

Ai tha se qeveria e re do të jetë e të gjithëve dhe shtoi se një nga zotimet e para do të jetë, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Basha bëri thirrje që më 25 prill, pjesëmarrja në votime të jetë masive.

“Me praninë dhe masivitetin më të madh të 30 viteve, për fitoren më të thellë të 30 viteve. Për fëmijët tanë, shqiptarët e vegjël, shqiptarët e Shqipërisë si gjithë Evropa. Ditën e diel votoni numër 9. Vëllezër e motra, anembanë vendit është zgjuar shpresa, besimi, për të cilën bashkë kemi realizuar ëndrra të paprekshme. Unë jam krenar për ju, kam besim tek ju, sepse bashkë kemi ditur të bëjmë gjëra të mëdha, e që sot i gëzon çdo shqiptar.

“Ne ishim burrat dhe gratë që hoqëm vizat, që lidhëm kumbim, ne jemi sot këtu në këtë shesh dhe i gjithë ky gëzim, ngazëllim, është i jashtëzakonshëm, për mua, për ekipin tim të mrekullueshëm. Për t’iu shërbyer dhe të bërë realitet ëndrrat tuaja, ambiciet tuaja, për ta çuar Shqipërinë përpara, në gjirin e Evropës, asaj që i përket, aty do të jetë! Aty ku e do rinia shqiptare. Ne jemi këtu me një zotim, ndryshim, ndryshim për Shqipërinë, bashkë për numrin 9. Do të bëjmë të mundur arsimin e Shqipërisë, me investime të huaja që do i kthejnë sytë nga vendi i bekuar i bijve dhe bijave të shqipes”.

“Ky është fundi i një rrugëtimi që e nisëm këtu, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep, të një Shqipërie të mbushur me shpresë, të një Shqipërie që po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen”, deklaroi Basha.